Fermerët e prodhimit të bostanit në Bishan të Levanit dhe në Kallëm të Mbrostarit në Fier kanë probleme me gjetjen e tregjeve dhe çmimin e shitjes në treg. Për këtë vit ata ende përballen me sfida të mëdha për sa i përket tregut dhe çmimeve stabël.

Ata pohojnë se kane probleme me gjetjen e tregjeve ndërkohë që sot bostani me shumicë po shitet me 150 lekë kilogrami ndërkohë që vjet në këtë periudhë është shitur me 350 lekë kilogrami.

Fermerët thonë se subvencione nuk marrin nga shteti, ndërkohë që pohojnë se tregtarët u kanë nxjerr probleme duke u thënë se bostani që peshon mbi 10 kilogram një kokërr nuk ua marrin.

“Nuk nxjerr dot as shpenzimet që ke bërë dhe vijnë këtu e thonë jo bën jo nuk bën, është gjynah”, thotë ai.

Edhe pse nuk kanë përfituar nga skemat ndihmëse të qeverisë ata kanë arritur të prodhojë një sasi të konsiderueshme të bostanit me vlera ushqyese, të kultivuar në mënyrë bio me elemente organike.

Fruti i këtij lloji bostani ka një peshë mesatare prej 10 kilogramë për kokërr, që është e pëlqyer si për tregun e brendshëm, ashtu edhe për eksport, pasi mbart vlera të lartë ushqyese./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version