minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Euro “shkërmoqet” para lekut, dollari dhe paundi nuk kanë asnjë shans - Shqiperia.info

Euro e ka nisur dobët javën përballë lekut duke pasqyruar paqendrueshmërinë e monedhës europiane në raportin me monedhën tonë.

E njëjta situatë është vërejtur edhe në kursin e këmbimit të lekut me dollarin amerikan dhe paundin britanik.

Gjithçka ndodh teksa ka nisur edhe sezoni turistik, ndërkohë që nëse e krahasojmë me ritmet e të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, gjasat janë që leku të jetë në pozicione edhe më të forta gjatë korrikut dhe gushtit.

Sipas BSH, një euro këmbehet sot me mesatarisht 100,43 lekë duke humbur sërish terren në raport me pozicionin që kishte të premten e javës së kaluar.

Ndërkohë, dollari amerikan u këmbye me 93,15 lekë, kurse një paund britanik me 116,68 lekë. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version