Moti i keq që ka goditur Vlorën që prej natës së kaluar ka sjellë edhe incidente në disa zona të qytetit.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, një pemë dhjetëra vjeçare është rrëzuar brenda varrezave të qytetit si pasojë e erës së fortë, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.

Pema ka rënë mbi disa prej varreve, ku janë dëmtuar rreth 10 prej tyre.

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Ekipet janë duke punuar për prerjen dhe largimin e pemës së dëmtuar, ndërsa paralelisht po bëhet pastrimi dhe sistemimi i pjesës së prekur.

Share.
Exit mobile version