Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Rojtaret”, pas një vjedhjeje të ndodhur më 24 tetor 2025 në një banesë në rrugën “Musa Agolli”. Nga kasaforta e banesës u vodhën 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, u identifikua dhe u kap 52-vjeçari Pashk Zefi., ndërsa bashkëpunëtori i tij, 56-vjeçari D. B., që e largoi autorin me automjet, është shpallur në kërkim.
Dyshohet se dy shtetasit kanë mbajtur në vëzhgim banesën dhe Pashk Zefi ka hyrë për të vjedhur kur nuk kishte banorë. Gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit u sekuestruan 2 automjete, 1 celular dhe 1 armë zjarri pistoletë me leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e D. B. dhe hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera të mundshme nga këta shtetas.
/vizionplus.tv

