minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
EMRI/ Shiste lëndë narkotike në qytet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 28-vjeçari në Lezhë - Shqiperia.info

Skuestrohen doza kanabisi, një grirëse për lëndët narkotike dhe automjeti i 28-vjeçarit, të cilin ai e drejtonte në mënyrë të parregullt.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar në qytetin e Lezhës, një automjet me të cilin dyshohej se qarkullonte një shtetas që shiste lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Danjel Sherri. dhe kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin në mënyrë të parregullt, pasi i ishte pezulluar leja e drejtimit.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Danjel Sherri, 27 vjeç, banues në fshatin Balldre, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një grirëse për lëndët narkotike, automjeti dhe celulari i 27-vjeçarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version