minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
EMRI/ Pjesë e grupit që mashtronte evropianët përmes Call Center-ave, arrestohet shqiptari në Emiratet e Bashkuara Arabe - Shqiperia.info

Erlind Cekaj, i shpallur në kërkim për mashtrim është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë dhe vendosjen në dispozicion të organeve të drejtësisë.

“Nga bashkëpunimi i “Interpol Tirana” me “Interpol Abu Dhabi” është bërë e mundur më datë 20.08.2024 arrestimi i personit në kërkim ndërkombëtar Erlind Cekaj. Ndaj tij, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin penal të datës 18.10.2023, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale të “Mashtrimit”, “Forma të veçanta të bashkëpunimit, grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, njofton Policia e Shtetit.

Pas hetimeve ka rezultuar se, shtetasi Erlind Cekaj, në bashkëpunim me subjekte të tjera që punonin për një kompani të quajtur “IT PumaTS/SM Company”, të lidhur me kompaninë “Milton Group”, kanë qenë pjesë e një rrjeti të krimit të organizuar që shfrytëzonin platformat mashtruese dhe vepronin në mbarë botën. Ky rrjet drejtohej kryesisht nga qendrat e thirrjeve në Gjeorgji, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, etj.

Rrjeti kriminal, në bashkëpunim me platforma të tjera mashtruese, si “Absolut Global Markets”, “AurumPro”, “Finaxis”, etj, ka mashtruar qindra persona nga vendet e Bashkimit Europian, duke u shkaktuar atyre dëme financiare që arrijnë në miliona euro.

Hetimet kanë nisur në vitin 2021 nga disa vende, si Spanja, Gjermania, Suedia, Finlanda, Letonia, Ukraina, Gjeorgjia dhe Shqipëria, nën koordinimin e “Eurojust”./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version