minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
EMRI/ I vendosi tritol në shtëpi Ilir Koçiljas, identifikohet autori: Një ditë pas ngjarjes u largua nga Shqipëria - Shqiperia.info

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 26 shkur në lagjen nr.3, ku një shtetas vendosi lëndë eksplozive në banesën e Ilir Koçiljas.

Pas hetimeve, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vendosjes së lëndës eksplozive.

 

Bëhet fjalë për Florian Llana, i dënuar më parë për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit.

Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ka dalë nga Shqipëria, një ditë pas ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version