minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhjen e makinave luksoze, ekstradohet nga Italia 38 vjeçari - Shqiperia.info

Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Drejtorisë së Interpolit në Tiranë dhe autoriteteve homologe italiane, është finalizuar ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Edvaldo Nanushi, 38 vjeç, lindur në Manzë të Durrësit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nanushi ishte dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me 3 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim. Hetimet kanë zbuluar se në vitin 2017, ai kishte bashkëpunuar me dy shtetas italianë, M. C. dhe N. B., për të mashtruar një kompani të automjeteve me qira dhe për të marrë dy mjete luksoze “Audi Q7”, të cilat nuk u kthyen më tek pronarët.

38-vjeçari tashmë është dorëzuar autoriteteve shqiptare dhe do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version