
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, ka finalizuar ekstradimin nga Italia në Shqipëri të shtetasit Ermond Goga., 33 vjeç, lindur në Krujë, i shpallur më herët në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar këtë shtetas në vitin 2023 me 4 vjet burgim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe rreth një vit burgim.
Hetimet kanë treguar se në vitin 2021, Ermond Goga, në rolin e organizatorit, kishte bashkëpunuar me tre persona të tjerë për të përgatitur një sipërfaqe toke publike në fshatin Krastë të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, tentativa u parandalua në fazë fillestare. Gjatë kontrolleve në banesat e të përfshirëve, u gjetën 240 fidanë kanabisi, një armë zjarri me municion, si dhe mjete që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
Autoritetet shqiptare njoftuan se pas ekstradimit, 33-vjeçari do të dërgohet për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit në një nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend.
/vizionplus.tv









