Pas disa javësh hetimesh me metoda speciale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme finalizuan operacionin “Relay 4”.

Në aksin rrugor Tiranë-Durrës, u ndalua automjeti me 38-vjeçarin Arlen Coku, i cili transportonte 4 emigrantë drejt Kukësit, dhe u arrestua së bashku me bashkëpunëtorin e tij, 35-vjeçarin Endrit Tota.

U sekuestruan automjeti dhe 2 celularë. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtarinë kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version