Eduart dhe Gëzim Frroku janë dy vëllezërit të cilët dyshohet se janë autorë të vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë.

Viktima mbetën Arsid Hoxha edhe Ersild Ishmi.

Policia njoftoi se ngjarja ndodhir rreth orës 21:00.

Dy vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku, dyshohet se për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri shtetasit Arsid Hoxha edhe Ersild Ishmi.

Të dy u transportuan  menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version