minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Elbasani qyteti më i ndotur, ekspertët: Shkaku kryesor djegia e mbetjeve - Shqiperia.info

Elbasani kryeson listën e qyteteve më të ndotur të vendit.  Prej kohësh mbetet problematikë ndotja që vjen nga industria. Ambientalisti Ahmet Mehmeti ngre si problematikë kryesore djegien e mbetjeve urbane në inceneratorin e Elbasanit.

 “Përdoret naftë për të djegien e  mbetjeve , duke shkaktuar jo vetëm ndotje në zonë , por edhe erë të rëndë”, thotë Mehmeti.

Ndërsa përgjegjësi i zyrës mjedisore në bashki, Ismail Dybeli,  thotë se prej kohësh po punohet në drejtim të uljes të nivelit të ndotjes, por duhet bashkëpunim me shumë operatorë.

“Bashkia sot që flasim ka denoncime  në prokurori , për firmat që nuk zbatojnë normat ndotjes mjedisore. Sot mund të themi që Elbasani është më mirë sa ka qenë në drejtim të nivelit të ndotjes, por puna vazhdon në përmirësimin e mëtejshëm të situates”, thotë Dybeli.

Matja e fundit për cilësinë e ajrit në qytetin e Elbasanit u bërë një muaj më parë, ku niveli i ndotjes tejkalonte disa herë normat e lejuara të vendosura nga Bashkimi Europian./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version