minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Efektivi i policisë pezullohet nga puna, akuzohet për dhunë në familje - Shqiperia.info

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër), në bashkëpunim me Policinë e Vlorës kanë ndaluar punonjësin e policisë të Komisariatit Himarë F.XH., i dyshuar për kryerjen veprave penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili në një postim në rrjetin social shkruan:

Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit nga ata që turpërojnë vlerat e uniformës së Policisë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me DVP Vlorë kanë ndaluar punonjësin e policisë të Komisariatit Himarë F.XH., i dyshuar për kryerjen veprave penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” etj”./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version