
Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Pordenones në Itali, pasi akuzohet për përndjekje dhe tentativë vrasjeje ndaj ish-bashkëshortes.
Mediat italiane bëjnë me dije se 47-vjeçari priti ish-gruan e tij para shtëpisë së saj dhe sapo ajo kishte dalë jashtë, e ka sulmuar me grushte si dhe ka përdorur edhe një çelës makine për ta goditur, duke i shkaktuar kështu dëmtime të rënda fizike në trup.
Hetimet kanë nisur menjëherë dhe kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit ne në këtë mënyrë oficerët kanë vijuar arrestimin. Nga ana tjetër, gruas iu dha urdhër mbrojtjeje. /vizionplus.tv