minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
E rëndë në Dibër, digjet stalla e bagëtive me 4 lopë, viça, 55 dele dhe 20 koshere bletë - Shqiperia.info

Një zjarr i rënë në orët e para të kësaj të hëne në një stallë bagëtish në fshatin Lashkizë të Zall Dardhës në Dibër në pronësi të shtetasve Petrit e Islam Poleshi ka shkaktuar dëm të madh.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 1 të mëngjesit ku ka përfshirë gjithë stallën.

Për shkak se kjo e fundit ka qenë e ndërtuar në masën më të madhe me lëndë druri, flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar gjithçka në pak minuta.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 4 lopë e 4 viça, 55 krerë dele, 20 koshere bletë që ndodheshin ngjitur me stallën dhe bazë ushqimore.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë i qëllimshëm./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version