minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
E reja tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni pas dhunës nga bashkëjetuesi, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë - Shqiperia.info

Një 24-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

E reja pas dhunës, ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i dytë i banesës.

Sipas njoftimit zyrtar, e reja ndodhet në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, një shtetase ishte vetëhedhur nga kati i dytë i banesës, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes” mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 130/a dhe 99 e 22 të Kodit Penal.

24-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30 ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë. /vizionplus.tv

 

Share.
Exit mobile version