minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Dyshohet se pësoi arrest kardiak, ndërron jetë në QSUT 12-vjeçari nga Maliqi - Shqiperia.info

Një 12-vjeçar nga fshati Pocestë i bashkisë së Maliqit ka humbur jetën një ditë më parë në Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Lajmi është bërë me dije nga drejtoria e shkollës 9-vjeçare në Vashtemi ku i mituri ishte nxënës i klasës së 7 të kësaj shkolle.

Burime të siguruara pranë shkollës thanë se ka dyshime që 12-vjeçari të ketë humbur jetën për probleme kardiake por pritet ekspertiza ligjore për përcaktimin e vdekjes.

Te njëjtat burime thanë se 12-vjeçari fillimisht është trajtuar me ndihmë mjekësore pranë spitalit rajonal të Korçës, por mjekët e këtij spitali nisur nga gjendja e rënduar e tij e kanë dërguar me urgjencë në QSUT.

Ky nuk është rasti i parë i vdekjeve të dyshuara për probleme kardiake tek moshat e reja në qarkun e Korçës, pasi ditë më parë janë regjistruar edhe 3 vdekje të tjera, ku një 16-vjeçar ndërroi jetë në Korçë, një 17 vjeçare ndërroi jetë në Pogradec e një tjetër rast në qytetin e Ersekës, ku një 15 vjeçare humbin jetën jashtë ambienteve të shkollës./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version