minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Dy viktima brenda një familje, përcillen sot për në banesën e fundit dy vëllezërit Cami - Shqiperia.info

Lulzim Cami 68-vjeç dhe Vehap Cami 63-vjeç do të përcillen sot për në banesën e fundit. Ata mbetën viktimë e të shtënave me armë ku njëri nga vëllezërit qëlloi tjetrin e më pas veten.

Më konkretisht, ngjarja e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku Vehap Cami, pasi i shkoi në banesë vëllait në zonën e Freskut, e qëlloi për vdekje atë e më pas veten.

Trupat e pajetë u gjetën nga familjarët e Lulzimit, i cili në datën 3 janar kishte festuar edhe ditëlindjen. Nga të shtënat me armë, fatmirësisht nuk u lëndua asnjë pjestar tjetër i familjes.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për shkak të konfliktit që dy vëllezërit kishin prej vitesh për pronat në Bulqizë.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka arritur të sigurojë edhe foton e njërit prej vëllezërve që mbeti viktimë, Lulzim Camit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version