minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Dy lëkundje tërmeti ndihen në Bilisht dhe Korçë, panik te banorët! Sa ishte magnituda - Shqiperia.info

Dy lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë të martë në qytetin e Bilishtit dhe në Korçë, duke shkaktuar panik te banorët e këtyre dy qyteteve.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 11 kilometra larg qytetit të Bilishtit, në afërsi të qytetit të Kosturit, në Greqi.

Tërmeti ka pasur një magnitudë prej 3 ballësh, ndërsa lëkundjet janë ndjerë qartë në zonën juglindore të vendit.

Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version