minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Dy kontrollonin rrugën për policë, 39-vjeçari transportonte emigrantët e paligjshëm, 3 të arrestuar në Korçë - Shqiperia.info

Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi u kapën duke transportuar me automjet 4 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Sipas njoftimit të policisë 4 emigrantët ndodheshin në makinën e drejtuar nga 39-vjeçari Y. K., banues në Borizanë, Fushë Krujë ndërsa dy personat e tjerë të arrestuar, A. Rr., 46 vjeç dhe F. Gj., 29 vjeç, të dy banues në Laç kontrollonin rrugën me një automjet tjetër, për prezencën e Policisë.

Dy automjete dhe 3 celularë janë sekuestruar.

Shërbimet e Policisë, bënë të mundur kapjen e shtetasit Y. K., në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, duke transportuar me automjetin tip “Opel Zafira”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt pagesës, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga hetimet e kryera, rezulton se të implikuar në këtë veprimtari kriminale janë edhe dy shtetasit e tjerë, F. Gj. dhe A. Rr., të cilët me një automjet tip “Ford Focus”, me drejtues 29-vjeçarin dhe pasagjer 46-vjeçarin, monitoronin rrugën, për të sinjalizuar shtetasin Y. K., në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë”, thuhet në njoftimin zyrtar të bluve./vizionplus.tv 

Share.
Exit mobile version