Në fund të muajit janar arsenalit të forcave të armatosura pritet që ti shtohen edhe dy helikopterë amerikanë Blackhawk.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ky do të jetë një investim i madh që do ti japë mundësinë vendit tone të përmbushe misionet dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.
Investimi është realizuar në bashkëpunim me aleatin më të madh strategjik të vendit tonë, SHBA-të, si shenjë e qartë se Shqipëria po investon në forcën dhe sigurinë, duke u berë një vend më i sigurt thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndërkohë gjatë këtij viti ushtrisë shqiptare pritet ti shtohen edhe mjete të tjera./vizionplus.tv