minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Dhunoi gruan, policia mësyn në banesën e 71-vjeçarit në Korçë, gjen granata dhe armë në murin e fshehtë - Shqiperia.info

Policia e Korçës ka gjetur lëndë shpërthyese dhe armë zjarri në një mur të fshehtë në ambientet e banesës të një 71-vjeçari, i identifikuar si Dhimitër Mita. Ky i fundit u arrestua tre ditë më parë, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortës së tij, tanimë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të moshuarit, uniformat blu gjetën sasi municioni ushtarak dhe armë të ndryshme.

“Konkretisht, gjatë kontrollit në një magazinë ngjitur me banesën e 71-vjeçarit, ambient i përshtatur dhe i mbyllur me mur, u gjetën 1 armë gjahu, 2 armë zjarri, 6 krehra të armës së zjarrit, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, 3 ndezës granatash, 2 granata ofensive, 2 granata difensive dhe 1 granatë cilindrike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version