minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Detajet e dosjes hetimore, çfarë deklaroi vjehrra e Bedrie Lokës për ngjarjen e rëndë - Shqiperia.info

Vizion Plus ka zbardhur dëshminë e vjehrrës së Bedrie Lokës, e cila u vetëvra pak ditë më parë në Durrës.

Policia ka arrestuar për këtë rast bashkëshortin e Bedries, Xhemal Lokën.

Në dëshminë e saj, e ëma e Xhemal Lokës deklaroi se telefonin i biri e ka lënë në shtëpi që ta marrë motra, por shtoi se nuk ka pasur qëllim që të fshehë diçka.

Ajo madje ka theksuar se telefoni i është dorëzuar policisë kur e kërkoi.

Vjehrra e Bedries, ka shtuar më tej në dëshminë e saj se Xhemali ja ka falur gruas së tij hapjen e një adrese falso në Tik Tok, por edhe humbjen e 40 mijë eurove.

“Erdhi policia mori Xhemalin rreth orës 12-12:30. Djali e ka lënë telefonin dhe  më tha që do vi ta marr Rozalinda. Polici u fut brenda në shtëpi, si mund të hyjë ai përmes femrave, se ne bën vaki jemi edhe të zhveshura. Telefonin e ka pasur Rozalinda,ja kam marrë vajzës dhe ja kam dhënë policit. I dinë të gjitha të dhënat. Djali im ja fali nuk i kërkoi llogari. Nuk ka gjë i tha. Edhe lekët ja fali nuk i kërkoi llogari. Xhemali i solli lekët, nuk i solli vëllai i nuses. E ka denoncuar nusja vjedhjen e 40 mijë eurove. Bëri fjalë e me komshinjtë, sepse u tha i ka marrë ky, i ka marrë ai”, ka thënë vjehrra e viktimës në dëshminë e saj./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version