minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Detaje nga shpërthimi në Gramsh, në makinë ndodheshin dy vëllezër, dyshohet se iu vendos eksploziv - Shqiperia.info

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Gramsh, ku një automjet shpërtheu në lagjen “Xhile Liçi”.

Mjeti tip “Ford Fokus”, në pronësi të shtetasit Algert Mine ka shpërthyer në ecje. Së bashku me të në automjet ndodhej dhe i vëllai, Erald Mine.

Të dy kanë mbetur të plagosur rëndë dhe po transportohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se makinës i është vendosur eksploziv.

Sipas policisë, dy vëllezërit nuk rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për të zbardhur rrethanat e rastit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version