minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
DETAJE/ I shiti makinën Elvis Vishës, por 24-vjeçari nuk pranonte të bënte aktin e shitjes! Bajrami e qëlloi me çifte - Shqiperia.info

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e djeshme e ndodhur në Bathore, ku 24-vjeçari Doaldo Bajrami, plagosi me armë 24-vjeçarin Elvis Visha.

Gazetari Esido Barkaj mëson se autori i dyshuar i ka shitur makinën të plagosurit, por nuk kishin bërë aktin e shitjes.

Bajrami i kishte kërkuar disa herë që të shkojnë tek noterja për të bërë kalimin e pronësisë së mjetit nga emri i tij tek Elvis Visha.

Ky i fundit e kishte shmangur këtë gjë pasi njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte frikë se mos bënte ndonjë aksident dhe nuk donte që makinën e blerë t’a kishte në pronësi të tij.

Visha i kishte thënë Bajramit se makinën e ka shitur tek një person tjetër.

Por autori i dyshuar e kishte parë duke qarkulluar me makinë dhe pastaj në banesën e tij mori çiften dhe e qëlloi duke e plagosur.

Share.
Exit mobile version