minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Denaj sqaron skemën për fermerët: Afro 70 mijë përfitues, rritet cilësia e prodhimeve - Shqiperia.info

Rritja e cilësisë së prodhimeve shqiptare do të bëjë të mundur që shumë shpejt ato të kapin tregjet rajonale dhe globale. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një takim me fermerë dhe blegtorët e Korçës e Maliqit, sqaroi ne detaje skemën kombëtare mbështetëse, e cila u miratua nga qeveria.

Sipas Denajt pritet të përfitojnë 77% e fermerëve me nipt.

“Mbështetje prioritare do të kenë Bashkimet e Operatoreve, çka do të maksimizojë përfitimet në çdo skemë”, shprehet Denaj.

Denaj theksoi faktin se nëse nuk zbatohen të njëjtat protokolle si në bujqësi dhe blegtori, nuk mund të ketë konkurrencë në treg.

Skema kombëtare e mbështetjes së bujqësisë u miratua nga Këshilli i Ministrave dhe pritet të përfitojnë mbi 70 mijë fermerë. Aplikimet pritet të hapen në fund të muajit mars me synimin që të gjenden hapësira për të mbështetur të gjithë aplikantët./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version