minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Çështja “Babalja”, shtyhet seanca për Ervin Salianjin, deputeti i PD ndryshon avokatët - Shqiperia.info

Është çelur në Gjykatën e Apelit çështja “Babale”.

Deputeti Ervin Salianji nuk është prezent në sallë, ndërkohë ka ndryshuar avokatin.

Salianji nuk do përfaqësohet më nga avokati Ledio Braho, por nga avokatët Redi Rama dhe Marash Logu.

Në seancë është edhe avokatja e caktuar kryesisht Gëzime Buçi.

Gjatë seancës, e cila zgjati pak minuta, avokati Redi Ramaj kërkoi nga gjykata për tu njohur me aktet e dosjes.

Ne si avokat jemi kontaktuar dje dhe kërkojmë nga gjykata që të na jepet kohë për tu njohur me dosjen, pasi nuk kemi pasur kohën e nevojshme”, tha avokati.

Edhe avokati i Jetmir Olldashit tha se duhet që tu jepet kohë avokatëve që të njihen me aktet

Ndërsa avokati i Geron Xhafajt, Ardian Visha, duket se ishte kundër këtij vendimi. “Shty ta shtymë u bë kjo seancë. Kjo situatë po zvarrit procesin”, tha Visha.

Pasi dëgjoi pretendimet e avokatëve, gjykata vendosi që të pranojë kërkesën e mbrojtjes së Ervin Salianjit, për tu njohur me aktet e dosjes. Për këtë arsye, gjykata shtyu seancën për në datën 25 korrik në orën 10:00./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version