Tre persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen për dhunë.
Policia njofton se dy burra të moshave 45 dhe 46 vjeç kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.
Njërsa një tjetër, 32-vjeç me iniciale A.G, gjatë shoqërimit në komisariat ka goditur policin për shkak të detyrës.
“K. Gj., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
– A. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë shoqërimit në komisariat, ka goditur për shkak të detyrës një punonjës Policie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. T., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia./vizionplus.tv