minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Burg përjetë vrasësit të zyrtarit, Dorjan Keqi ekzekutoi ish-drejtorin e OST për veriun, Saimir Jaku - Shqiperia.info

Gjykata e Lezhës dënoi me burgim të përjetshëm vrasësin me pagesë Dorjan Keqi, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ekzekutimin e ish-drejtorit të OST për Veriun, Saimir Jaku, në vitin 2016, në Rrëshen.

Mbi 42-vjeçarin nga Kruja, rëndojnë veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Që nga moment i arrestimit edhe gjatë gjykimit të çështjes, Dorjan Keqi ka mohuar të ketë lidhje me krimin, duke refuzuar që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë në këmbim të lehtësimit të pozitave penale.

Por organi i akuzës përmes provave shkencore arriti të zbardhë 7 vite pas vrasjes së zyrtarit të OST në Rrëshen, duke faktuar fajësinë e Dorjan Keqit. Megjithatë, hetimet nuk kanë zbuluar financuesin e këtij atentati.

42-vjeçari u arrestua në shtator të vitit 2022, pasi u kap duke drejtuar një makinë pa patente dhe në gjendje të dehur. Nga shenjat e gishtërinjve u zbulua se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e Saimir Jakut.

Krimi i rëndë ndodhi në muajin shtator të vitit 2016 në një lokal në qytetin e Rrëshenit, ku Saimir Jaku u qëllua me breshëri plumbash teksa po pinte kafe bashkë me një person tjetër i cili mbeti i plagosur./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version