Një automjet është qëlluar me armë zjarri sot në rrugën Shkodër–Hani i Hotit, pranë rrethrrotullimit të Koplikut.
Drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe ka braktisur makinën në vendngjarje. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Mësohet se makina ka marrë 5 plumba, të gjitha në pjesën e pasme tek bagazhi.
Ende nuk janë të qarta motivimet pas këtij incidenti, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes./vizionplus.tv

