minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Bllokohet qarkullimi në aksin Laç-Milot, lartësia e ujit arrin deri në 1 metër - Shqiperia.info

Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar përmbytje edhe në zonën e Kurbinit.

Aksi i vjetër rrugor që lidh qytetin e Laçit me Milotin prej disa orësh është i bllokuar totalisht.

Policia ka ngritur postoblloqe në të dy anët si në Laç ashtu edhe në Milot për të mos lejuar drejtuesit e mjeteve të përdorin këtë aks rrugor për shkak të nivelit të lartë të ujit në disa segmente.

Autoritetet vendore po punojnë për pastrimin e kanaleve që do të bënin të mundur tërheqjen e ujit, ndërsa policia këshillon drejtuesit e mjeteve që të përdorin autostradën Laç  – Milot për lëvizjet e tyre dhe jo aksin e vjetër.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version