Banka Kombëtare Tregtare festoi 100-vjetorin me një mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operas dhr Baletit, ku morën pjesë personalitete të larta të shtetit, drejtues të Çalik Holding, institucione financiare, partnerë vendas e të huaj, diplomatë dhe klientë të bankës.
Me rrënjë që në vitin 1925 si Banka Kombëtare e Shqipnis, BKT ka qenë gurthemel i sistemit monetar kombëtar. Pas bashkimit të dy bankave në vitin 1993 dhe privatizimit, investimi i Çalık Group në 2006 shënoi kthesën drejt modernizimit.
“Që nga themelet e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, e themeluar në vitin 1925, sot ekzistojnë dy institucione të mëdha financiare: Banka e Shqipërisë si Banka Qendrore dhe BKT si Banka më e Madhe Tregtare, me rreth 25% pjesë tregu në Shqipëri dhe 15% në Kosovë. Ka pasur shumë ulje-ngritje si për shqiptarët në të dy vendet ashtu edhe për BKT-në gjatë 100 viteve të fundit, por sot kemi një bankë të klasit botëror dhe një vend në prag të anëtarësimit në BE”, tha Seyhan Pencabligil, Drejtori i Përgjithshëm dhe anëtar i Bordit të BKT.
“Banka Kombëtare Tregtare ka udhëhequr jetën ekonomike të Shqipërisë dhe është shndërruar në një simbol të zhvillimit, besimit dhe stabilitetit. Sot BKT po ndërton një të ardhme të re mbi një trashëgimi të gjatë, ajo po lidh 100 vitet e historisë me inovacionin dixhital, duke vendosur në qendër qëndrueshmërinë dhe kontributin në komunitet”, tha Mehmet Usta, kryetari i Bordit të BKT.
Guvernatori i BSH, vlerësoi rolin e BKT-së në zgjerimin e përfshirjes financiare, modernizimin e shërbimeve dhe promovimin e tranzicionit ekonomik drejt teknologjisë.
Mbrëmja solli një udhëtim artistik nga tradita te modernja, me interpretimet e Marigona Qerkezit, Gëzim Myshketës dhe Olen Cesarit, nën drejtimin e maestros Sergio Alapont, si dhe performanca nga Ansambli Popullor, baleti dhe elemente multimediale 360°.
Në vijim të jubileut, BKT ka restauruar 4 degë historike. Sot banka ka mbi 800,000 klientë, zotëron 25% të aktiveve të sistemit bankar dhe operon në Shqipëri dhe Kosovë me degë fizike dhe shërbime tepër të avancuara dixhitale.BKT është
vlerësuar gjithashtu ndër vite me çmime prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare./vizionplus.tv

