minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Berisha: Pranoj kritikat për firmat për Endri Shabanin, por jo largimin e deputetëve nga partia - Shqiperia.info

Në bashkëbisedim me qytetarët, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se pranon kritiat për firmat e hedhura në mbështetje të Endrit Shabanit për Avokat të Popullit, por nuk pranon largimin e anëtarëve nga partia.

Berisha tha se kjo ishte një gabim dhe se për këtë është kërkuar falje.

“Nuk besoj se justifikohet pse së pari ato firma unë theksova, janë gabim dhe ndjesa është akti i merituar në këtë rast. Ato firma u vendosën në një klimë kur u krijua një lloj koalicioni për kandidatin e Tiranës. Ato firma u tërhoqën me firmë.

E pranoj kritikën por jo idenë që të largohesh nga PD për këtë gabim. Kjo do të ishte lehtësim për Ramën”, tha Berisha.

Në mbledhjen e djeshme ishte nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, i cili dha dorëheqjen nga posti i tij, e cila nuk iu pranua nga Berisha, për shkak të firmës që kishte hedhur për Shabanin, i cili tashmë është zgjedhur Avokat i Popullit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version