minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Baza ajrore në Kuçovë, David Wisner: Përgëzoj Shqipërinë për përkushtimin ndaj NATO-s - Shqiperia.info

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, David Wisner ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë inauguruese të bazës ajrorëe të NATO-s në Kuçovë.

Ai tha se kjo dëshmon përkushtimin e Shqipërisë ndaj Aleancës, teksa e përgëzoi vendin për këtë arritje.

“Është një nder i veçantë të jesh këtu për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. E përgëzoj Shqipërinë në përurimin e bazës së parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Ky është një gur kilometrik në përkushtimin e Shqipërisë në parimet e NATO-s. Që nga pushimi i i Ukrainës nga rusia NATO është rritur si simbol i angazhimit tonë. Përgëzoj dëshirën e Shqipërisë për të zgjeruar më tej bashkëpunimin me NATO-n”,  tha Wisner. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version