minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Autoboti përplaset me mjetin bujqësor në aksin “Levan-Tepelenë”, një i lënduar - Shqiperia.info

Një automjet tip “Benz” autobot është përplasur me një mjet bujqësor pasditen e sotme, rreth orës 17:00.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Vogël.

Policia njofton se automjeti tip “Benz” autobot, me drejtues shtetasin A. G., 36 vjeç, është përplasur me një mjet bujqësor, frezë, me drejtues shtetasin D. Rr.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version