minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Atentati me tritol ndaj 38-vjeçarit në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Postribë, dyshohet se i përket autorëve - Shqiperia.info

Enea Buzukja, 38 vjeç, punonjës i Tatimeve, ka mbetur i plagosur pas një shpërthimi me lëndë plasëse në automjetin e tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi” të qytetit të Shkodrës. Shpërthimi ka ndodhur në momentin që 38-vjeçari ka ndezur makinën.

Disa orë pas ngjarjes, një automjet që dyshohet se është përdorur nga autori ose autorët e atentatit është gjetur i djegur në zonën e Postribës.

Buzukja është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version