minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
“Askush nuk është mbi ligjin”, ministrja Koçiu: Operacioni për ligjshmërinë e territorit vijon, janë vendosur 1 mln euro gjoba - Shqiperia.info

Ministrja e Punëve të Brenshme, Albana Koçiu ka paralajmëruar se aksioni kundër ndërtimeve të paligjshme do të vijojë.

Nga Farka, ministrja paralajmëroi se aksioni do të vijojë për të bërë të mundur që çdo lek i investuar në prona nga shqiptarët të kthehet pas në një pronë me cilësi, planimerti dhe standarde.

“Në çdo kantier ku konstatohet shkelje, mesazhi është i qartë: askush nuk është mbi ligjin. As pronarët e vilave, pallateve apo komplekseve, as zaptuesit e zakonshëm dhe as më keq, inspektorë apo funksionarë që kanë abuzuar me detyrën,” u shpreh ministrja Koçiu.

Në vetëm një javë, sipas ministres,  janë inspektuar 65 objekte, përfshirë villa dhe banesa kolektive, ndërsa janë prishur 2.736 m² ndërtim pa leje. Gjithashtu, janë vendosur gjoba me vlerë totale 1 milionë euro, ndërsa për 18 persona, mes tyre 13 inspektorë, ka nisur procedimi penal.

“Operacioni do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Që çdo lek i investuar nga qytetarët të përkthehet në pronë me cilësinë, planimetrinë dhe standardet e premtuara, dhe çdo pëllëmbë e zaptuar të kthehet në shërbim të komunitetit,” deklaroi Koçiu.

Share.
Exit mobile version