minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Arti në zi, ndërron jetë valltarja e njohur - Shqiperia.info

Valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore Liljana Cingu ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar miku i saj valltari Genc Kastrati, i cili përmes një postimi në rrjetin social  ka shprehur dhimbje për humbjen e koleges së tij, teksa shton se performancat e saj do të mbeten në kujtimet tona si momente të paharruara dhe si një dëshmi e qartë e dashurisë së saj ndaj artit.

“Me zemrën e mbushur me trishtim dhe respekt, e shkruaj këtë status për të shprehur ndjenjat e mia për humbjen e një figure të shquar të artit dhe kulturës shqiptare, “Mjeshteren e Madhe”, “Nderin e Kombit”, znj. Lili Cingu. Ajo ishte shembulli më i mirë i artit dhe bukurisë shpirtërore që mund të sjellë një artist. Përmes performancave të saj me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ajo jo vetëm që magjepsi audiencën, por edhe u mësoi brezave të ardhshëm rëndësinë e trashëgimisë kulturore.

Performancat e saj do të mbeten në kujtimet tona si momente të paharruara dhe si një dëshmi e qartë e dashurisë së saj ndaj artit”, shkruan ndër të tjera Genc Kastrati.

Liljana Cingu është vlerësuar në vitin 2018 “Nderi i Kombit” nga presidenti i asaj kohe Ilir Meta /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version