minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Arrestimi i Xhelal Rrajës, si planifikoi vrasjen e Arben Ndokës, pjesë e grupit të Durim Bamit dhe Endrit Dokles - Shqiperia.info

Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja u vë në pranga këtë të mërkurë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga SPAK.

Ai kthye në të kërkuar të drejtësisë pasi rezultoi të jetë organizator i një atentati që kishte si objektiv eliminimin e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Xhelal Rraja akuzohet se është pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles, ndërsa mbante nën survejim Arben Ndokën. Ky i fundit, sipas hetimeve, ishte planifikuar të vritej teksa do të ikte për ngushëllim në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.

Plani dështoi pasi Arben Ndoka, ndonëse ruhej prej disa ditësh nga ata që donin ta eliminonin, pasi nuk u paraqit aty ku pritej.

Nga ana tjetër, Ndoka po ashtu kërkohet nga drejtësia, pasi akuzohet se kishte kërkuar të vriste Durim Bamin, pasi dyshonte se ishte i implikuar në vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka.

Share.
Exit mobile version