Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është arrestuar ditën e sotme kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Mësohet se është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje” edhe për ish-bashkëshorten e kreut të PL-së, Monika Kryemadhi.

Meta është arrestuar nga agjentët e BKH-së pranë mbikalimit të Kamzës, teksa ka asistuar edhe policia.

Ai kishte njoftua një konferencë për shtyp në orën 13.40, si çdo të hënë nga selia e Partisë së Lirisë.

Lidhur me arrestimin e tij ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha që e ka quajtur persekutim politik.

Berisha: Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik.

Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës.

Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese.

Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën.

E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës?

Pra, Edi Rama është një me krimin./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version