
Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Rent House”, duke goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit në një apartament në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi”. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative.
Dy persona u prangosën në flagrancë, pasi u kapën në ambientet e apartamentit ku dyshohej se ushtrohej prostitucion:
Një 23-vjeçare me shtetësi braziliane, e identifikuar me inicialet D. G., e cila kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur për ushtrim prostitucioni.
Shtetasi H. H., 28 vjeç, ndaj të cilit u dokumentua gjithashtu aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga prostitucioni; 3 telefona celularë.
Ndërkohë, për administratoren e apartamentit, shtetasen B. B., 34 vjeçe, ka nisur procedimi penal për veprën “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, pasi ishte ajo që ia kishte dhënë me qira ambientin 23-vjeçares.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv









