Anemia është një nga problematikat më të shpeshta tek gratë gjatë shtatëzanisë.
Mjekja gjinekologe, Uarda ismaili në një intervistë për Vizion Plus thekson disa nga shqetësimet që kjo gjendje mund të sjellë si për nënën ashtu edhe fëmijën.
“Anemia është një problematikë shumë e shprehur sidomos gjatë shtatëzanisë. 15 ose 25% e grave shtatëzëna mund ta shfaqin këtë lloj problematike. Të gjitha këto janë anemi të cilat mund të bashkëshoqërohen me problematika të mbarëvajtjes së shtatëzanisë po sidomos të rritjes apo të ndonjë patologjie bashkëshoqëruese të bebit. Mund të përmendim probleme me peshën e bebit, problematika të gruas gjatë shtatëzanisë, por gruaja mund të jetë mbartëse e një lloj anemie e cila mund të zbulohet rastësisht kur gruaja është shtatëzënë. Anemia gjatë shtatëzanisë mund të na sjelli dhe problematika në lindje të parakohshme, faktorë risku janë shtatëzanitë binjake me dy ose tre fëmijë, patologjitë bashkëshoqëruese që mund të ketë dhe gruaja”, tha Uarda Ismaili, mjeke gjinekologe.
Kryerja e kontrolleve periodike, jo vetëm gjatë shtatëzanisë por edhe përpara saj, sipas mjekëve specialist është shumë e rëndëishme për kapjen në kohë të kësaj problematike shëndetësore.
“Kërkesa ime është që gratë të bëjnë vizita përpara se të ngelen shtatëzënë sepse mund të zbulojë patologji që nuk i kanë dhe gjatë shtatëzanisë të kërkojnë patjetër konsultë nga mjeku, jo thjesht për të parë nivelin e hekurit por për të parë komplet analizat e gjakut. Sygjeroj një konsultë bashkë me mjekun hematolog”, shtoi Ismaili.
Po ashtu bluzat e bardha këshillojnë të mos merret hekur apo mendikamente të tjera pa u konsultuar me mjekun specialist.
“Të mos eksperimentoni me mjekimet sepse shikoj shumë vajza dhe gra të cilat përpara se të ngele shtatëzënë marrin hekur por varet cfarë, mënyra dhe si e marrin hekurin. Është shumë e rëndësishme që mjeku të jetë i informuar se cfarë ka përdurur gruaja dhe tre muaj përpara shtatëzanisë. Janë disa lloj anemish të cilat kanë shumë rëndësi në shtatëzani dhe për patologjitë që mund ti ndodhin bebit”, u shpreh ajo.
Anemia është një gjendje e zakonshme ku numri i qelizave të kuqe të gjakut ose sasia e hemoglobinës në qelizat e kuqe të gjakut është më pak se normale./vizionplus.tv

