minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Akuzat e Metës ndaj Dumanit, ambasada e SHBA dënon sulmet: Qëndrojmë në krah të profesionistëve të drejtësisë - Shqiperia.info

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka përshëndetur reagimin e KLP-së pas deklaratave që Ilir Meta bëri ditën e djeshme për kreun e SPAK, Altin Dumani.

KLP ka dënuar gjuhën e urrejtjes dhe ka bërë thirrje që të mos cenohet puna prefesionale e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

Përmes një reagimi në platformën “X”, Ambasada shpreh mbështetjen për qytetarët shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë.

Reagimi

Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

Share.
Exit mobile version