minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Akuzat e Ahmetajt, PD kallëzon Ramën dhe Veliajn në SPAK. - Shqiperia.info

Partia Demokratike ka depozituar këtë të hënë një kërkesë në SPAK, ku kërkon nisjen e hetimeve ndaj kryeministrit, Edi Rama dhe kryebashkiakut, Erion Veliaj, lidhur me aferën korruptive të inceneratorëve. Kërkesa bazohet në atë që ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, ka deklaruar.

Kërkesa është depozituar nga Enkelejd Alibeaj, i cili akuzon Ramën dhe Veliajn si të përfshirë në korrupsion.

PD ka kërkuar vazhdimisht hetimin e kryesocialistit lidhur me aferën e inceneratorëve, duke theksuar se ai dhe kryebashkiaku i Tiranës janë përgjegjës për këtë aferë. Po ashtu, opozita ka kërkuar që institucionet e drejtësisë në vend të marrin në mbrojtje Ahmetajn, në mënyrë qëky i fundit të ndihmojë në zbardhjen e kësaj çështjeje./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version