minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Aksidentoi për vdekje 63-vjeçarin në aksin “Plepa-Kavajë” dhe u arratis, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim shoferi - Shqiperia.info

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shoferin, i cili dy ditë më parë (21 gusht) aksidentoi për vdekje një 63-vjeçar në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”.

Pas aksidentit shoferi u largua nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në arrati.

“Pas aksidentit rrugor të ndodhur rreth orës 01:00, të datës 21.08.2024, në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet shtetasi L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën, në vendngjarje, Policia Rrugore identifikoi dhe shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin E. K., 22 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

22-vjeçari, menjëherë pas aksidentit, u largua nga vendngjarja dhe braktisi automjetin, në fshatin Kodër Arapaj. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version