minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Aksidenti ku humbi jetën 16-vjeçari, policia arreston të riun, akuza që rëndon mbi të - Shqiperia.info

Policia e Fierit ka arrestuar 30-vjeçarin me iniciale S.B, i cili akuzohet për për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Mbrëmjen e djeshme, 30 vjeçari teksa drejtonte mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin “Peugeot”, duke sjellë si pasojë humbjen e jetës në vendngjarje të një 16-vjeçari, i identifikuar me inicialet O. M.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, ku humbi jetën shtetasi O. M., ju informojmë se Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version