minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Aksidenti ku humbi jetën 16-vjeçari, policia arreston të riun, akuza që rëndon mbi të - Shqiperia.info

Policia e Fierit ka arrestuar 30-vjeçarin me iniciale S.B, i cili akuzohet për për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Mbrëmjen e djeshme, 30 vjeçari teksa drejtonte mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin “Peugeot”, duke sjellë si pasojë humbjen e jetës në vendngjarje të një 16-vjeçari, i identifikuar me inicialet O. M.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”.

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, ku humbi jetën shtetasi O. M., ju informojmë se Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version