minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Aksidenti i makinës së ushtrisë, si ndodhi përplasja me autobotin, gjendja shëndetësore e 6 të lënduarve - Shqiperia.info

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i shënuar këtë të martë në aksin Lezhë-Shkodër.

Një makinë e ushtrisë, e cila ishte nisur drejt Mirditës për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit është përplasur me një autobot, ku kanë mbetur të plagosur gjashtë ushtarak.

Automjeti i përket Batalionit të kembesorisë në Vaun e Dejës. Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata bën me dije se mjetit i është shpuar goma dhe për pasojë është përplasur me autobotin.

Ndihmës mjeku i këtij raporti, që ishte dhe një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version