minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Aksident tragjik në Vlorë, motori përplaset me makinën, humb jetën 17-vjeçari - Shqiperia.info

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Vlorës. Ngjarja u regjistrua rreth orës 00:10 të datës 28 tetor 2025, në bulevardin “Ismail Qemali”.

Sipas njoftimeve zyrtare, mjeti që drejtohej nga Haiti Bajramaj, 32 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga L.Sh, vetëm 17 vjeç.

I riu u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit, Haiti Bajramaj, është shoqëruar nga policia në ambientet e DVP Vlorë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

Share.
Exit mobile version