Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën e Yrshekut në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak, një motor është përplasur me një automjet, ndërsa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe arrestuar nga policia.

“Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G., rreth 21 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi D. G, ndërsa shtetasi A. M, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version